PSG kusht Juventusit, Mauro Ikardi në paketë së bashku me…









Juventusi duhet të lëvizë në merkato, pasi jo vetëm renditja e Serisë A qan, por edhe Champions-i kërkon forca të shumta nga muaji shkurt e në vazhdim ndoshta. Dhe, siç raportohet nga media franceze, pasi PSG-ja në ditët e kaluara kishte përgënjeshtruar çdo mundësi për të biseduar një huazim të Mauro Ikardit në Torino për 6 muajt e ardhshëm, papritur nga selia transalpine ka ardhur një ndryshim planesh.

IKARDI

Më saktë, kërkesës së Juventusit i është ofruar një pakt brenda paktit për të dërguar sulmuesin argjentinas në “Kontinasa”: “Pranojmë huazimin e Ikardit në Torino, por me kusht që së bashku me Mauron të merrni edhe Xheorxhino Vajnaldumin brenda paketës, e cila duhet të përfshijë edhe pagesën e rrogave të dy futbollistëve, deri më 30 qershor 2022”.

Nga njëra anë duket sikur PSG-ja jo vetëm që po i hap dyert Juves për të shtuar golat në formacion me Ikardin, por në të njëjtën kohë po e ndihmon që të shtojë edhe cilësitë në mesfushë me huazimin e holandezit, i cili ka kërkuar që të ketë më shumë minuta sesa nën urdhrat e Poçetinos.

Deri këtu gjithçka duket shumë e bukur, por kur sheh pagat e dy lojtarëve dhe pjesën e “Zonja e Vjetër” që duhet t’u paguajë atyre, këtu po që nis problemi. Mauro Ikardi fiton te PSG-ja 10.3 milionë euro…

Ndërsa Xheorxhino Vajnaldum 9.7 milionë në sezon neto. Me një llogari të thjeshtë, huazimi në janar e deri në qershor i sulmuesit dhe mesfushorit do t’i kushtonte Juves jo pak, por plot 10 milionë euro për 6 muaj. A ia vlen ky investim? Këtë do ta vlerësojnë drejtuesit në “Kontinasa”, ndonëse edhe dy pista të tjera janë hapur në orët e fundit.

SKAMAKA-MARSIAL – Në pritje për të vlerësuar çështjen “Ikardi”, por edhe “Vajnaldum”, Juventusi ka hapur bisedimet me Sasuolon për bomberin italian, Xhanluka Skamaka. 22-vjeçari pëlqehet shumë nga trajneri Alegri, por edhe në këtë rast klubi emiljan kërkon një shitje definitive.

Kërkesa është 30 milionë euro, ndërsa oferta e parë nga Torino është 5 milionë për huazimin, plus 20 milionë të tjera për dy vitet e ardhshme, ndonëse përgjigja e parë ka qenë negative. Gjithsesi, nëse dështon edhe plani “Skamaka” zgjidhja më e thjeshtë vjen nga Mançesteri.

Entoni Marsial ka humbur gjurmët te Junajtid dhe trajneri Rangnik nuk e llogarit në planet e tij. Prandaj, francezi për të mos humbur grumbullimin për në Botërorin e Katarit me Francën, i është ofruar zyrtarisht Juventusit, i shtyrë edhe nga miku i tij, Pol Pogba. Për huazimin, “Djajtë e Kuq” kërkojnë 4 milionë euro dhe për “Zonjën e Vjetër” kjo duket zgjidhja më e lehtë për momentin.

JUV

Përgatiti: JETON STAMOLLA

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.