“PSG s’ka grup”, De Bryjn: Për Junajtid u stërvitëm vetëm 10 minuta








Në një intervistë për “France Football”, Kevin de Bryjne i lëshon një shigjetë PSG-së, rivalëve të Mançester Sitit në Champions këtë sezon, të cilët shpesh krahasohen me të njëjtën filozofi me “Qytetarët”.

de brujn

Por për kampionin belg ai është me fat që luan me kampionët e Anglisë, pikërisht se ka një dallim të madh me politikat e klubit francez:

“Te Mançester Siti mundohen të rekrutojnë lojtarët më të mirë, por ata mësojnë gjithashtu për jetën tënde personale, se si sillesh me të tjerët. Ata dinë të krijojnë një grup. Është pak ndryshe nga ajo çka ndodh te PSG-ja për shembull. Ka një tjetër filozofi në Francë.

Nuk po them se ata nuk janë të mirë aq sa ne në këtë pjesë, por është e ndryshme. Mendoj se ne jemi me fat që jemi te Siti”. Mesfushori zbuloi edhe një prapaskenë të përgatitjes së derbit të Mançesterit për vetëm 10 minuta fundjavën e shkuar.

“Një ditë përpara çdo ndeshjeje ne bëjmë një stërvitje taktike, bazuar se si do të luajë rivali përballë. Por, këtë herë Guardiola na tha: ‘Nuk e di se si ata do të luajnë, kështu që do ta mësojmë nesër’. Dhe e ndërpreu stërvitjen pas vetëm 10 minutash. Shpesh trajneri e di se si do të luajë kundërshtari.

Këtë herë nuk e dinte, kështu që nuk dinte se çfarë duhet të bënim. Nuk e dinim nëse Junajtidi do të luante me 5 në mbrojtje, me katër, me një fantazist pas sulmit apo me tre sulmues”.

Siti fitoi 2-0 në “Old Trafford” me një lehtësi të madhe, aq sa shumë e quajtën si një ndeshje stërvitore. Edhe vetë trajneri katalanas e pranoi se nuk kishte fituar kurrë një ndeshje kaq lehtë kundër rivalëve të qytetit. Mançester Junajtid qëndroi gjatë gjithë kohës në mbrojtje dhe ndeshja u vendos që në pjesën e parë, me një autogol të Beilit dhe golin e Bernardo Silvës

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.