Publikimi i dokumentarit mbi jetën e saj/ Britney Spears reagon ashpër: Shumë nga ato që keni dëgjuar nuk janë të vërteta

Britney Spears ka reaguar ndaj dokumentarëve të fundit për jetën e saj të titulluar “Controlling Britney Spears” dhe “Britney Spears Battle For Freedom” në Netflix.

Edhe pse ajo nuk specifikoi se cilit dokumentar po i referohej, të dy u publikuan gjatë fundjavës, Britney tha se shikoi njërën prej tyre, dhe u tha fansave se shumë nga ato që ajo pa nuk ishin të vërteta.

“Unë urrej ta them këtë, por shumë nga ato që keni dëgjuar nuk janë të vërteta!”, tha Britney duke iu drejtuar fansave në një postim të gjatë në Instagram.

Një nga pretendimet erdhi nga një ish -anëtar i sigurisë i pretenduar se babai i Britney, Jamie Spears e kishte vajzën e tij nën mbikëqyrje të vazhdueshme gjatë kujdestarisë së saj.

“Unë pashë pak dokumentarin e fundit. Unë me të vërtetë përpiqem të shkëputem nga drama! Numër një kjo është e kaluara !!! Numër dy a mund të bëhet dialogu më klasik”, u shpreh këngëtarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *