Publikimi i të dhënave/ Ditmir Bushati: Duhet të ishin pezulluar drejtuesit e enteve publike. Një vend anëtar i NATO-s nuk mund të…



Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thekson se është shqetësues fakti i përdorimit të të dhënave personale.

ditmir-bushati

Sipas tij, duhet të ketë një hetim administrativ për të zbardhur se cili nga zyrtarët mund t’i kenë nxjerrë këto të dhëna.

Bushati: Mendoj që duhet të jemi progresist në vlera, sidomos për mua që militoj në një parti të qendrës së majtë, ku hyn edhe mbrojtja e të dhënave personal. Radikal në sjellje. Ka një debat të madh, mirëpo do preferoj që të gjithë të ishim të shqetësuar. Më vjen keq që nuk ka nisur asnjë hetim administrativ.

Nuk di të jetë zhvilluar një mbledhje e sigurisë kombëtare për këtë çështje dhe besoj se duhet të ishte shqetësimi numër 1 për qeverinë dhe çdo zyrtar të shtetit shqiptar. Së treti, reformist në metodë. Është një çështje që ka impakt mbi ekonominë. Në rast se Luftansa do të vendosë zyrat e saj në Shqipëri do të transferoj edhe të dhënat e punonjësve të saj.

Pra, mungesa e mekanizmave mbrojtës mund të penalizojë edhe mundësinë që një vend të thith investime të huaja. Kur unë kam vizituar Izraelin, më tha kryeministri izraelit sa inxhinierë keni. Tha biznezi i të dhënave është biznesi më fitimprurës në botë.

Lufta nuk bëhet më me armë. Dhe ne jemi një vend anëtar i NATO-s nuk mund të mohojmë një shqetësim. Të gjithë ata që mbledhin të dhënat duhet të pezullohen deri në përfundim të hetimit dhe në fund drejtësia duhet të thotë fjalën e vet. Drejtësia nuk mund të përdoret si justifikim për të mos iu përgjigjur një shqetësimi të tillë publik.

Edhe unë kam pasur të dhëna por jo ato personale, sepse çdo parti bën listën që mendon se i ka votues.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *