Interi dhe Milani luajnë aktin e dytë të duelit të tyre gjysmëfinal të Kupës së Italisë në “San Siro”. Pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë, sot pritet një sfidë me gola që do të tregojë emrin e ekipit të parë finalist të turneut.
Te Interi bie në sy fakti që Xheko është në stol për këtë sfidë, ku nga minuta e parë i është besuar dyshes Korrea-Lautaro Martinez.
Ndërsa te Milani, Brahim Diaz mbetet në pankinë duke i bërë vend Selemakers që nga minuta e parë e sfidës.
FORMACIONET ZYRTARE
INTER: Handanoviç, Skrinjar, De Vraj, Bastoni, Darmian, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Korrea, Lautaro Martinez.
Trajner: S. Inzagi
MILAN: Menja, Kalabria, Kalulu, Tomori, Teo Hernandez, Benaser, Tonali, Selemakers, Kesi, Rafael Leao, Zhiru.
Trajner: S. Pioli
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al