Barcelona dhe Reali do të zbresin sot në ‘Camp Nou’ për një ndër sfidat më të ndjekura në botë. Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve respektive ne Ligën e Kampionëve dhe duan të konfirmojnë formën e mirë dhe në kampionat.
Katalanasit ndodhen në vendin e 8-ë, në kuotën e 15-të pikëve, me vetëm 2 pikë më pak se Real Madrid. Skuadra e Ronald Kuman ka patur ulje-ngritje këtë sezon në La Liga, përshkak të gjendjes psikologjike që shkaktoi largimi i Lionel Mesit. Nga ana tjetër madrilenët kanë zhvilluar një sezon pozitiv pavarësisht humbjes së fundit në kampionat ndaj Espanjolit.
Pak më parë janë publikuar dhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.
Barcelona: 4-3-3
Ter Shtegen- Alba- Pike- Garsia- Mingeza- Gavi- Buskec- De Jong- Dest- Fati- Depai
Real Madrid: 4-3-3
Kurtua- Mendi- Alaba- Militao- Vaskec- Kros- Kasemiro- Modriç- Vinisius Xhunior- Rodrigo- Benzema
Ndeshja luhet në orën 16:15, në ‘Camp Nou’.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al