Publikohen pamjet e aksionit të Rusisë në ditën e 1 të pushtimit të Ukrainës

23:39 12/03/2022

Publikohen pamjet e para të ditës së 1 të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në këtë video të kamerave të trupit të forcave ruse, duken parashutistët e ushtrisë së Rusisë që zbresin nga helikopteri në bazën ajrore Hostomel të Ukrainës.

Në sfond duket tymi i zi në pistën e aeroportit, që ishte sulmuar nga forcat ruse.

Moska ka pranuar më herët se 5 parashutistë të saj u vranë gjatë sulmit të bazës ajrore Hostomel në ditën e parë të pushtimit të Ukrainës.

Në pamje shihet që forcat ruse marrin pozicione mbrojtëse prapa ndërtesave që ndodhen në zonë.

Ndërkohë, sulmi rus ndaj Ukrainës është në ditën e 17 dhe mjetet e blinduara ndodhen në verilindje të Kievit. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.