Publikohen pamjet e një aksidenti të frikshëm në Turqi, furgoni përplaset me kamionin dhe bëhen të dy copë, 1 i vdekur e 6 të plagosur

Një aksident i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Isparta të Turqisë, duke lënë një të vdekur dhe 6 të lënduar. Për arsye ende të paqarta një furgon humbi kontrollin, duke u përplasur përballë me një kamion që transportonte mollë.

Përplasja ishte aq e fortë sa të dy mjetet u bënë copë, ndërsa mbeti i vdekur edhe drejtuesi i kamionit, kurse 6 pasagjerë të furgonit u dërguan me plagë në spital.

Gjithçka u filmua nga kamera që kishte një tjetër kamion që ndodhej pas. Pamjet janë vërtetë të frikshme dhe një mësim i mirë për përdoruesit e rrugës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *