Publikohen pamjet e vrasjes së civilëve nga rusët

15:49 12/05/2022

Ushtarët qëllojnë pas shpine dy punonjës të një biznesi

Ky filmim i kamerave të sigurisë dëshmon se si ushtarët rusë vrasin dy civilë të pafajshëm në Ukrainë. Pamjet e siguruara nga televizioni amerikan CNN janë xhiruar në periferitë e Kievit, që në muajin Mars ishin nën kontrollin e rusëve. Sipas CNN që verifikoi vërtetësinë e pamjeve, dy civilët ishin punonjës të një pike të shitjes së automjeteve. Rusët i qëlluan pas shpine, teksa ata largoheshin nga biznesi dhe pasi fillimisht siç duket edhe nga kamerat e sigurisë duket se patën një debat. Njëri prej tyre është identifikuar nga familjarët si 68-vjeçari Leonid Pljats, roje biznesi, ndërsa tjetrin të afërmit nuk deshën t’ia bëjnë publik emrin.

Ngjarja po hetohet si krim lufte pasi ligjet ndërkombëtare ndalojnë ushtarët të vrasin civilë të pafajshëm. Pas tërheqjes së rusëve nga rajoni i Kievit u hodh dritë mbi vrasjen e qindra civilëve dhe varrosjen e tyre në varre masive, një rast që prokurorët ukrainas thonë se do ta çojnë në gjykatën ndërkombëtare të krimeve të luftës.

Sakaq, ushtria ukrainase publikoi të tjera dëshmi me foto të dëmeve të konsiderueshme që kanë pësuar rusët në ofensivën e tyre të ditëve të fundit në lindje të vendit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.