Publikohen pamjet, momenti i atentatit ndaj presidentit kolumbian, helikopteri bëhet ‘shoshë’ nga plumbat (VIDEO)

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e atentatit të bërë ndaj presidentit kolumbian Ivan Duque. Helikopteri që ai po udhëtonte së bashku me dy persona të kabinetit qeveritar, u sulmua me breshëri plumbash. Presidenti ishte në kufi me Venezuelën në momentin që u regjistrua ngjarja e rëndë.

Presidenti Duque u shoqërua nga ministri i Brendshëm, Daniel Palacios, ministri i Mbrojtjes, Diego Molano, guvernatori i departamentit Norte de Santander, Silvano Serrano dhe disa zyrtarë të tjerë vendas.

Për fat të mirë, askush nga udhëtarët në helikopter ose ekuipazhi i fluturimit nuk u plagos.
Molano të dielën tha se komploti për të rrëzuar helikopterin mund të jetë orkestruar nga Ushtria Nacionalçlirimtare, ose bandave të drogës në zonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *