Publikohen pamjet/ Momenti kur persona të armatosur mësyjnë në rezidencën private dhe vrasin Presidentin e Haitit (VIDEO)

Haiti sot ndodhet në zi, pasi Presidenti i saj, Jovenel Moise, është vrarë brutalisht nga një atentat me armë, në rezidencën e tij private. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i përkohshëm Claude Joseph. Ky i fundit tha se

Joseph tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT).

Zonja e Parë u raportua gjithashtu e plagosur në sulm.

Joseph tha se “të gjitha masat ishin marrë për të garantuar vazhdimësinë e shtetit”.

Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga Shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij në zyrë, Michel Martelly u largua nga posti.

Presidenca e Z. Moise ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga valët e protestave shpesh të dhunshme anti-qeveritare.

Sakaq, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit para pak atentatit. Në pamje shfaqen persona të armatosur, që qëndrojnë para rezidencës presidenciale, e më pas, mësyjnë në godinë dhe kryejnë aktin ekstrem.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *