Publikohen pamjet, momenti tronditës kur i mituri 15-vjeç në Oklahoma qëllohet nga policia amerikane

Pesë policë në Oklahoma të SHBA-ve, po akuzohen për vrasje të shpallës së parë, pasi nëntorin e vitit të kaluar, qëlluan për vdekje një 15-vjeçar. I mituri Stavian Rodrigyuez, u qëllua nga policët pasi tentoi të grabiste nën kërcënimin e armës një dyqan në Oklahoma.

Pamjet e publikuara së fundi nga mediat e huaja, paraqesin të gjithë skenën e krimit. Në të shihet se si Rodriguez, qëndron para policëve dhe hedh me shpejtësi armën në tokë.

Ai madje ngriti duart dhe në ajër, por sapo i ul qëllohet për vdekje. David Prater, gjyqtar në Oklahoma, ka vendosur që pesë policët e përfshirë në ngjarjen e rëndë të dënohen për vrasje të shkallës së parë, nëse ata dënohen, pritet që të marrin dënim të përjetshëm. Autopsia ka zbuluar se Rodriguez kishte pësuar 13 plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit të përdorur nga policët.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *