Publikohen pamjet, shkatërrohet në mënyrë të kontrolluar pjesa e mbetur e pallatit 12-katësh në Miami, qindra persona rezultojnë ende të humbur (VIDEO)

Këtë të hënë është shembur dhe pjesa e mbetur e bllokut të apartamenteve në pallatin 12-katësh në Miami.

Zyrtarët kanë thënë se ajo është shkatërruar për efekte sigurisë, pasi një stuhi tropikale po i afrohet Floridas. Mediat e huaja kanë publikuar dhe momentet e shpërthimit të komanduar, ku morën pjesë dhjetëra ekspertë.

Kujtojmë se një pjesë e pallatit 12-katësh u shemb më 24 qershor, duke lënë pas qindra të zhdukur dhe 24 persona të vdekur. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se pallati është shembur nga plasaritjet që kishte në kolonat mbajtëse, tavanet dhe hapësirat e tjera të parkingut.

Në një raport, të botuar në vitin 2018, thuhej se pallati duhej t’i nënshtrohej një rikonstruksioni të plotë, për shkak të rrezikut që shfaqte, por një hap i tillë nuk u ndërmor asnjëherë.

Sa i përket shembjes, kryetari i Bashkisë së Miamit, Charles Burkett, tha se ekzistonte rreziku që erërat e forta mund të sjellin me vete mbeturina të tjera, e kjo është një rrezik i shtuar për jetën e ekipeve të shpëtimit.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *