Publikohen pamjet tronditëse, momenti kur aeroplani me 140 pasagjerë në Panama goditet nga rrufetë (VIDEO)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një aeroplan, me 140 pasagjerë në bord, u godit nga rrufeja teksa përgatitej për të ateruar. Sipas medive të huaja, aeroplani Boeing 737 MAX po fluturonte rreth 9 mijë metra lartësi dhe po afrohej për të zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar Tocumen në Panama City.

Por pikërisht në këtë moment, është goditur nga rrufeja. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, ku është fiksuar momenti ku rrufeja godet aeroplanin. Për fat të mirë, falë edhe eksperiencës së dy pilotëve që po drejtonin aeroplanin, i gjithë ky incident ka kaluar pa pasoja.

Personi që filmoi pamjet tronditëse ka shkruar në rrjete sociale:

“Goditjet e rrufesë ndodhin shpesh, por është e veçantë të kapësh një të tillë përmes kamerës”.

Sipas DailyMail, nëse një aeroplan goditet nga rrufeja teksa është në ajër, ai zakonisht goditet në skajet e mprehta si antenat, krahët, pjesa e përparme ose bishti.

Kësisoj energjia elektrike rrjedh përmes instalimeve elektrike dhe nuk e rrezikon në asnjë rast aeroplanin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *