Publikohen të dhënat e para të sondazheve/ Surprizon Liz Truss, 62% e konservatorëve pro kandidaturës së saj

publikohen te dhenat e para te sondazheve surprizon liz truss 62 e konservatoreve pro kandidatures se saj
publikohen te dhenat e para te sondazheve surprizon liz truss 62 e konservatoreve pro kandidatures se saj

Liz Truss ka tronditur politikën britanike sërish, vetëm 24 orë pasi ia doli që të jetë ajo rivalja e pretendentit Rishi Sunak në përballjen e ashpër për liderishipin e Britanisë së Madhe.

Ministrja e Jashtme ka dhuruar një surprizë të madhe teksa ka mposhtur ish-Kancelarin Sunak në sondazhin e parë të madh të zhvilluar për zgjedhjet që do të zhvillohen brenda Konservatorëve për Kryeministrin e ri.

Shumica e konservatorëve që kanë në dorë një kartë anëtarësie për të votuar e preferojnë atë për të rivalizuar Rishi Sunak.

Sondazhi më i ri nga “YouGov” tregon se 62% e anëtarëve konservatorë favorizojnë Sekretaren e Jashtme për të marrë postin e Kryeministrit, ndërsa vetëm 38% do të zgjidhnin Rishi Sunak.

Sondazhi është i pari që del pasi dyshja u shpallën dy kandidatët kryesorë në garën për kryeministre.
Truss është më popullore se ish-kancelari me çdo grupmoshë, burra, gra dhe votues që kanë mbështetur largimin nga BE. Sunak arrin ta mund rivalen e saj vetëm me votën e marrë në grupin e votuesve të atyre që ishin kundër Brexit dhe pro qëndrimit në Bashkimin Europian.

Megjithatë, ish-kancelari ishte fituesi me një diferencë të thellë në çdo raund votimi nga deputetët konservatorë, megjithëse pasardhësi i Boris Johnson do të zgjidhet nga anëtarët e Partisë Konservatore.

Një burim nga stafi i fushatës së Sunak tha: “Në garën e fundit të lidershipit konservator, sondazhet ishin mbi 10%. Ato mund të jenë të gabuara dhe kjo është vetëm dita e parë e fokusit tonë duke u kthyer te anëtarët. Rishi po shkon drejt anëtarësisë për të vendosur një vizion pozitiv për vendin tonë dhe ka gjithçka për të luajtur”.

Në një goditje të mëtejshme ndaj ish-kancelarit, 40% e anëtarëve të konservatorëve thonë se atij nuk mund t’i besohet.

Sunak dha dorëheqjen si kancelar në fillim të këtij muaji, duke shkaktuar një valë dorëheqjesh. Më shumë se 50 deputetë hoqën dorë nga qeveria, duke e lënë kryeministrin pa zgjidhje tjetër veç dorëheqjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts