Publikohen të dhënat e taksave të super të pasurve

21:40 09/06/2021

Miliarderët amerikanë paguajnë vetëm 3.4% tatim fitimi

Autoritetet amerikane thanë se po hetojnë nxjerrjen në publik e të dhënave të taksave për super të pasurit e vendit, përfshirë Jeff Bezos dhe Elon Musk.

Nuk mund të flas për asnjë taksapagues në mënyrë specifike, por mund të konfirmoj se po zhvillojmë një hetim për të zbuluar se kush i ka rrjedhur në publik informacionet nga Shërbimi i Brendshëm i të Ardhurave,” tha shefi i shërbimit Charles Rettig para Komitetit të Financave të Senatit.

Një zëdhënës i Departamentit të Thesarit tha se publikimi i paautorizuar i informacionit fiskal është i paligjshëm.

Media amerikane “ProPublica” publikoi një material konfidencial të Shërbimit të Brendshëm të të Ardhurave që tregon se si miliarderët Jeff Bezos, Elon Musk dhe Warren “paguajnë shumë pak tatim fitimi në krahasim me pasurinë e tyre, e disa herë nuk kanë paguar fare taksa.”

“ProPublica” përdori “informacione konfidenciale taksash” për të krahasur tatim fitimin e 25 amerikanëve më të pasur nga viti 2014 deri në vitin 2018. Hetimi doli në përfundim se norma mesatare e tatim fitimit që kanë paguar miliarderët është vetëm 3.4%.

Çdo publikim i paautorizuar i informacionit konfidencial të qeverisë nga një person që ka qasje në to është i paligjshëm dhe do ta trajtojmë këtë shumë seriozisht“, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Psaki nuk pranoi të komentojë raste specifike, por tha vetëm se “administrata amerikane duhet të bëjë më shumë për të garantuar që të pasurit dhe korporatat të paguajnë më shumë taksa“.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *