Publikohen të dhënat, ja sa infektime dhe viktima janë regjistruar që prej shpërthimit të pandemisë në botë

Mediat e huaja kanë publikuar shifrat, e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19, që prej shpërthimit të pandemisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins, që prej fillimit të pandemisë është tejkaluar shifra e 160 milionë infektimeve.

Sakaq, nga krahu tjetër, numri i viktimave është 3.32 milionë. Për të luftuar sëmundjen, kompanitë farmaceutike në të gjithë botën, kanë shpikur një sërë vaksinash.

Disa shtete kanë filluar të lehtësojnë masat e vendosura, ndikuar kjo, edhe nga sezoni turistik që është në prag. Sa i përket Shqipërisë, deri më tani, janë vaksinuar afro 700 mijë persona, e kryeministri i vendit, Edi Rama, ka lajmëruar se vera e këtij viti do të jetë më e lehtësuar, pasi edhe ritmet e vaksinimeve janë mjaft të shpejta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *