Publikohen të dhënat, tre muajt e fundit Britania e Madhe ka vaksinuar mbi 20 milionë qytetarë

Më shumë se 21 milionë doza vaksinash janë injektuar në popullatë në Britaninë e Madhe, shkruan BBC, duke iu referuar shifrave të fundit zyrtare. Të dhënat e përkohshme treguan se plot 21.187.616 vaksinash anti-COVID i janë injektuar qytetarëve anglezë nga 8 dhjetori deri në 12 mars.

Nga totali i vaksinave, 20.111.189 janë personat që kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 1.076.426 persona kanë marrë të dyja dozat. Kujtojmë se Britania e Madhe po aplikon dy lloje të vaksinave, Pfizer dhe AstraZenecas. Në të gjithë botën, vetëm Izraeli ka bërë më mirë se Britania e Madhe, sa i përket fushatës së vaksinimit, në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë.

Kujtojmë se kompania AstraZeneca, ka kaluar përmes debateve të shumta, pasi disa shtete kanë pezulluar përkohësisht injektimin e vaksinës në popullatë.

Pretendohet se vaksina, shkakton mpiksje të gjakut, por këtë teori Organizata Botërore e Shëndetit e ka hedhur poshtë, duke theksuar se nuk ka asnjë provë konkrete në lidhje me pretendimet e ngritura.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *