Publikohet për herë të parë studimi i Turqisë i fazës së tretë të vaksinës kundër COVID-19

Studimi i Turqisë për vaksinën kundër koronavirusit, i publikuar në revistën mjekësore “The Lancet”, është studimi i parë i Fazës 3 në botë me rezultate të publikuara në një revistë shkencore.

Dy doza kundër personave simptomatikë me COVID-19 kishin 83,5 për qind efikasitet, sipas rezultateve të ndërmjetme të studimit të fazës së tretë të randomizuar të kryer në më shumë se 10.000 pjesëmarrës të moshës 18-59 vjeç.

Studimi është bërë me vaksinën CoronaVac, i zhvilluar nga kompania kineze Sinovac, dhe u udhëhoq nga Universiteti Hacettepe në Ankara.

Të dhënat e marra me pjesëmarrjen e studiuesve nga 24 qendra në Turqi, u publikuan në “The Lancet”, një nga revistat më të njohura shkencore të vlerësuara në botë.

Murat Akova, një shkencëtar në Fakultetin e Mjekësisë Hacettepe, Departamenti i Sëmundjeve Infektive dhe Mikrobiologjisë Klinike, tha se studimet e Fazës 3 ishin kryer më parë në Indonezi dhe Brazil, por rezultatet nuk janë publikuar në një revistë ndërkombëtare deri më tani .

“Rezultatet e studimit të Fazës 3 të kryera në Turqi me vaksinën Sinovac janë studimet e para të kontrolluara randome në botë për këtë temë dhe të publikuara në një revistë të vlerësuar nga kolegët”, tha Akova, i cili është gjithashtu autor koordinator i studimit.

Ai u shpreh i lumtur për realizimin e studimit me kolegët e tij.

“Rezultatet e paraqitura mbi efektivitetin e vaksinës janë një zhvillim shumë i rëndësishëm për botën, si dhe për Turqinë”, theksoi Akova.

Duke deklaruar se nuk u gjetën efekte anësore të rrezikshme për jetën, ai tha se është një vaksinë efektive dhe e sigurt që prodhon antitrupa të mjaftueshëm, sipas gjetjeve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.