Publikohet raporti tronditës në Francë: Rreth 216 mijë fëmijë janë abuzuar nga klerikët në kisha

10:20 05/10/2021

Rreth 216,000 fëmijë kanë qenë viktima të abuzimit nga anëtarët e klerit katolik në Francë që nga viti 1950.

Publikimi i këtyre shifrave tronditëse është bërë nga hetuesi Jean-Marc Sauvé, i cili ka publikuar një raport të gjatë mbi abuzimin seksual në Kishën Katolike Franceze.

Ai tha se numri mund të rritet në 330,000, kur përfshihej abuzimi nga anëtarët laikë të kishës. Një viktimë e abuzimit nga klerikët ka reaguar pas publikimit të këtij raporti dhe e quan një pikë kthese në historinë  e Francës.

Sipas BBC, raporto është bazuar në arkivat e Kishës, gjykatës dhe policisë, si dhe intervistat me viktimat.

Shumica e rasteve të vlerësuara nga kolegji mendohet se janë shumë të vjetra për t’u ndjekur penalisht sipas ligjit francez, pasi kanë ndodhur dekada më parë.

Hetimi është porositur nga Kisha Katolike Franceze në vitin 2018, pas publikimit të skandaleve në shumë vende të tjera./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *