Publikohet video tronditëse, polici amerikan qëllon për vdekje 13-vjeçarin, teksa ai ngre duart

Shtohen tensionet në Çikago, pasi policia publikoi një video në të cilën një oficer qëlloi një 13-vjeçar, duke e vrarë atë.

Në videon që zgjat disa sekonda, shihet polici duke ndjekur djalin të quajtur Adam Toledo, në një rrugicë dhe duke e urdhëruar të ndalet dhe të hedhë poshtë armën që kishte në dorë.

Pamjet e kamerave të trupit tregojnë policin duke bërtitur përpara se të qëllonte 13-vjeçarin, i cili ndërsa ngre duart goditet me plumb në gjoks në 29 mars.

Djali nuk duket se mban një armë në sekondën kur u qëllua, por videoja e policisë tregon një pistoletë afër vendit ku ai ra. Protesta të vogla u mbajtën të enjten në mbrëmje rreth Çikagos, disa orë pasi kryetari i bashkisë bëri thirrje për qetësi. Ai e konsideroi videon “torturuese dhe pikëlluese”.

Publikimi i videos vjen pas të shtënave fatale të policisë në 11 prill ndaj Daunte Wright nga një oficer në një periferi të Minneapolis.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *