Publikoi videon nga Bucha dhe akuzoi Putin/ Politikani i opozitës ruse Ilya Yashin dënohet me 8 vjet e gjysmë burg

publikoi videon nga bucha dhe akuzoi putin politikani i opozites ruse ilya yashin denohet me 8 vjet e gjysme burg
publikoi videon nga bucha dhe akuzoi putin politikani i opozites ruse ilya yashin denohet me 8 vjet e gjysme burg

Politikani i njohur i opozitës ruse Ilya Yashin është dënuar me tetë vjet e gjysmë burg.

Më herët, ai u shpall fajtor për përhapjen e “informacioneve të rreme” për ushtrinë ruse, njoftoi agjencia e lajmeve RIA Novosti.

Yashin u gjykua për një video në YouTube të publikuar në prill, ku diskutonte provat e zbuluara nga gazetarët perëndimorë për krimet ruse të luftës në Bucha, afër Kievit.

Ai hodhi dyshime mbi versionin zyrtar të Moskës se raporte të tilla ishin fabrikuar si një “provokim” kundër Rusisë.

Që nga pushtimi, Rusia ka miratuar legjislacion të ri që parashikon dënime me burg deri në 15 vjet për shpërndarjen e informacionit të rremë rreth ushtrisë.

Në deklaratën e tij përfundimtare në gjykatë këtë javë, Yashin e përshkroi Vladimir Putinin si “personin përgjegjës për këtë masakër” dhe i kërkoi atij “të ndalojë këtë çmenduri”.

Udhëheqësi i opozitës ruse i burgosur Alexei Navalny tha se dënimi ishte “një tjetër vendim i paturpshëm dhe i paligjshëm”.

Në një seri postimesh në Twitter, ai tha:

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts