“Puna ka qenë voluminoze”/ Metani për hetimet e gjyqtarëve: Trajtojmë edhe ankesat e trashëguara, denoncimi nga qytetarët më i madh se…






Kreu i ILD-së, Artur Metani, ka deklaruar se institucioni që ai drejton heton çdo gjyqtar që kryen shkelje, por vetëm kur ato janë të natyrës disiplinore.

artur metani

Gjatë fjalës së tij në Parlament, ku raportoi mbi ecurinë e punës së institucionit që drejton gjatë vitit 2020, Metani thekson se ILD ka bërë një punë voluminoze gjatë vitit që lamë pas. Sipas tij, mbi 3 mijë dosje janë paraqitur në ILD gjatë 2020.

“Inspektorjati i Lartë i Drejtësisë shqyrton dhe heton çdo gjyqtar që kryen shkelje. ILD vihet në lëvizje kur ka një denoncim ndaj një gjyqtari a njeriu të drejtësisë. ILD pati vështirësi ndaj Covid. KLGJ ka pranuar kërkesën për shkarkimin e një magjistrati. ILD ka pasur gjithmonë parasysh pavarësinë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, duke mbajtur larg ndërhyrjet politike. Përmbushja e objektivave do kohë. Pasja e një sistemi gjyqësor të fortë do të sjellë edhe një sistem demokratik më të drejtë. Unë hetoj shkelje të natyrës disiplinore të gjyqtarëve dhe nuk hyj në çështje të brendshme të drejtësisë. Ne trajtojmë ankesat e trashëguara, që nuk ishin trajtuar më parë dhe ky numër është shumë i madh dhe ndërkaq janë edhe ankesat që vijnë. Ne po trajtojmë edhe ankesat e vjetra, që të mos shkelim barazinë e ankesave. Numri i denoncimeve nga qytetarët është më i madh sesa i institucioneve. Qytetarët shpesh kërkojnë që të zgjidhet një çështje ku ata janë në gjyq, por nuk është kompetencë jona, por e pushtetit gjyqësor”, u shpreh Metani.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend u ka bërë një apel juristëve që të aplikojnë për vakancant e shpallura në Gjykatën Kushtetuese. Numri dy i Partisë Socialiste u shpreh se nevoja për të plotësuar këtë gjykatë është mjaft e madhe. Balla tha gjithashtu se ne kemi një Shkollë Magjistrature shumë të mirë.

“Apeli im publik për të gjithë ata juristë shqiptarë që kanë 15 vjet eksperiencë profesionale dhe që përmbushin kriteret të aplikojnë në vakancat e shpallura nga GJL për vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Janë tri vakanca të cilat nëse aplikantët do të aplikojnë në kohë dhe sigurisht përmes një procesi vetingu që KED do të bëjë, ne të kemi mundësinë që GJK të jetë me 9 anëtarë në kohën e duhur, teksa fatmirësisht kemi parë vendimet para Gjykatës Kushtetuese, besoj që ishte shterues mendimi i GJK për të gjitha dilemat që kishim që Presidenti i Republikës nuk mund të dalë mbi Kuvendin e Shqipërisë kur bie fjala për dekretet e anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Presidenti mund të ketë mendimet e tij, mund t’i shprehë me dekret dhe në një dokument bashkëshoqërues, por në fund të fundit është Kuvendi ai që shprehet.

Besoj që të gjithë e dinë që Kuvendi ka një proces shkarkimi për Presidentin. Procesi i shkarkimit certifikohet vetëm nga ana e GJK-së. Ja pra një hap tjetër i nevojës për funksionalitet i të gjitha strukturave për një sistem drejtësie funksional. Leksioni i sekretarit Blinken është një leksion që mendjen në kokë duhet ta ketë secili të plotë që partnerët e Shqipërisë janë pikë së pari aleatë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Shkolla e Magjistraturës është pothuajse modeli i vetëm që kanë të gjitha vendet për mënyrën e përgatitjes profesionale të magjistratëve. Nuk ka një model tjetër. Ajo që ne kemi garantuar është heqja dorë nga sëmundja 26-vjeçare ku emërtesën në sistem të magjistratëve të mos ta ketë më politika”, tha Balla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *