“Punësoheshin militantë e krushq”, Rama ashpërson tonet për ndërmarrjet e ujësjellësit: Të shërbejë si kompani në shërbim, jo si kope thithëlopash që fryhen në…






edirama1

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar ndërmarrjet e ujësjellësit si një portë pritëse për punësimin e militantëve apo kushërinjve të personave të pushtetshëm pa marrë parasysh se për çfarë janë krijuar këto ndërmarrje.

Gjatë prezantimit të investimit në godinën e re të ujësjellësit në Kamëz, Rama deklaroi se ky keqmenaxhim i ka bërë ato, të jenë ndërmarrjet me më shumë borxhe publike në Shqipëri.

Përmes reformës së ujit, Rama tha se synohet që të krijohet një kompani e madhe aksionere në shërbim të qytetarëve dhe të mos mbetet një kope thithëlopash që fryhen në borxhe.

“Në një masë të madhe, ndërmarrjet ujësjellësve të Shqipërisë janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes si rezultat i shpërfilljes së nevojave bazë për një ndërmarrje për të pasur kapacitete teknike dhe burime njerëzore të specializuar. Ka pasur një progres në këtë drejtim por të pamjaftueshëm. Ndërmarrjet e ujësjellësit kanë qenë ndërmarrje për të punësuar militantë, krushq, kushërinj e komshinj pa pasur parasysh se për çfarë janë krijuar dhe duhen këto ndërmarrje.

Për shkak të keqmenaxhimit në dekada, janë ndërmarrjet me më shumë borxhe në republikë. Nëse marrim borxhet totale që kanë ndërmarrjet, sasia e borxheve është më e madhe se sasia e borxheve të trashëguara të OSHEE ku ne nisëm reformën. Besoj që një investim që arrin në total 125.6 mln euro si rezultat i bashkimit të forcave, është një investim jashtëzakonisht masiv që nuk mund ta meritojë që të mbetet në duar të paafta, në shtratin e inkompetencës, indiferencës dhe një sjellje të vjetër që ka shkaktuar kosto për financat dhe qytetarët.

E fundit që dua të them është që reforma e ujit e cila në letër është shumë e qartë. Ndërmarrjet e ujësjellësit nuk mund të mbahen me miell hua. Nuk mbahet me borxhe. Taksapaguesit nuk kanë kusur që të paguajnë për të mbajtur ujësjellësin e një zone tjetër për shkak të keqmenaxhimit në atë zonë. Është e domosdoshme integrimi i këtyre sistemeve për t’i bërë cilësore. Duhet të kemi aksionerë që funksionojnë sëbashku brenda një ndërmarrje. Nuk ka pse të ketë ujësjellësa të copëzuara. Kjo nuk do të thotë që të mbyllen zyrat dhe të hidhen në rrugë njerëzit që punojnë. Të bëhet kompani në shërbim të qytetarëve. Jo një kope me thithlopa që fryhen me borxhe në kurriz të qytetarëve” – tha Rama.

Më herët gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se brenda këtij viti do të kemi furnizim me 24 orë ujë në pjesën më të madhe të qendrave urbane.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *