“Punët tona në rajon nuk mund të bëhen me rekomande”/ Rama në interpelancë me deputetin e PD-së: Ballkani i Hapur jetëson procesin e Berlinit









Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Parlamenti se Ballkani i Hapur nuk e zëvendëson procesin e Berlinit dhe as procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

edi rama

Në interpelancë me deputetin e PD-së, Tritan Shehu, Kreu i Qeverise u shpreh se nisma e Ballkanit të Hapur eshte për interesin kombëtar dhe qytetar. Rama tha gjithashtu se para fundit të vitit në Tiranë do të firmosen disa marrëveshje të tjera të kesaj nisme.

Rama solli edhe disa shifra, duke treguar sa është numri i eksportuesve shqiptarë në Serbi  dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ballkani i Hapur nuk është as zëvendësim as tjetërsim i procesit të Berlini apo i procesit të integrimit të BE. Ballkani i Hapur është një mekanizëm për të jetësuar procesin e Berlinit dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit, ku adresohet domosdoshmëria që pikatet e mbetura në letër të procesit të Berlinit të transformohen në kilometra të bëra bashkërisht drejt realizimit të këtij procesi si dhe adresohen nevojat e qytetarëve apo tregtareve dhe prodhuesve.

Ja konkretisht: A e dini ju zoti Shehu apo cilido që merr pjesë në këtë debat sa janë kompanitë eksportuese shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Shqipëria ka 371 eksportues në Maqedonine e Veriut dhe 165 në Serbi.

Duke qenë se thelbi i këtij debati është Serbia po ju jap edhe një të dhënë tjetër që mbase ilustron nevojën e këtij mekanizmi. Nga 165 eksportues shqiptare në Serbi 57 janë eksportues frutash dhe perimesh që aktualisht dhe prej vitesh janë në aktivitet, pavarësisht se çfarë diskutojmë ne apo pavarësisht si është panorama politika ku ngrihen hipotezat për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal.

Ideja dhe vizioni i procesit të Berlinit janë të qarta. Për Ballkanin e Hapur unë dua t’ju informoj se ne Shqipëria jemi të parët që kemi nisur marrëveshjet për të jetësuar procesin e Berlinit. Ne kemi dy marrëveshje të nënshkruara me Kosovën dhe Malin e Zi për ‘one stop shop’ apo një ndalimet në kufijtë tanë. Por edhe me Maqedoninë e Veriut jemi gati.

Ne jetojmë në një hapësirë gjeografike që nuk e kemi zgjedhur dhe duhet të stimulojmë prodhimin e eksportet. Ndërkohë që këta stimuj kanë të bëjnë me një treg të fragmentarizuar që nuk e stimulojnë rritjen e prodhimit apo eksportit sic e stimulon hapësira e përbashkët.

Po ju jap një shembull meqë cituat ministrin e jashtëm të Malit të Zi, për të kaluar tranzit në Malin e Zi vetëm kostoja për kontrollin veterinar është 80 euro, plus 20 euro për agjencinë doganore. Pra 100 euro, këtu nuk flas për koston e pritjes.

Dua të shtoj se mekanizmi i Ballkanit të Hapur dhe ato marrëveshje që po bëjmë, disa prej të cilave do të firmosen pak javë para festave këtu në Tiranë do të bëjnë që të krijohen lehtësira për rreth 500 kompani shqiptare. Unë do t’ ju sugjeroja ti kontaktoni dhe ti pyesni këto komani”, tha Rama.

Teksa citoi raportin e Komisionit Evropian, Rama u shpreh se Shqipëria ka luajtur një rol pro aktiv në procesin e Berlinit.

“Shqipëria ka luajtur një rol pro aktiv në proces. Mund tju them se Shqipëria është një ndër vendet e gjashtëshes që ka respektuar të gjitha marrëveshjet e mbetura pezull të tregut të përbashkët evropian. Pse mbesin pezull? Kjo është një pyetje që Ballkani i hapur i jep përgjigje konkrete. Është e pamundur që punët tona në këtë rajon tonin të na i bëjnë me rekomande.

Nga një samit në tjetrin kemi boshllëk, sepse çfarë firmoset në parim mbetet pa u jetësuar”, tha ndër të tjera Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *