“Punoi për të sjellë në pushtet Ramën”/ Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së i përgjigjet Gazmend Bardhit: Kandidatët tanë janë zgjedhur nga anëtaresia e PD








Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i është përgjigjur akuzave të Gazmend Bardhit për kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet vendore të 6 marsit, Elton Banon.

braimllari

Në një postim në Facebook, Braimllari shkruan se të gjithë kandidatët e koalicionit kanë dalë nga procesi i primareve të zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të LSI-së, partia e tij dhe PDK u kanë mundësuar kandidatëve mbështetjen formale për të kandiduar në zgjedhje.

Në fund, Braimllari shkruan se në zgjedhjet e 6 marsit, qytetarët kanë mundësi të zgjedhin Shtëpinë e Lirisë, ose kandidatët e Ramës dhe kunat-opozitën Basha-Bardhi.

Postimi i Sekretarit të përgjithshem të LSI, Endrit Braimllari:

Kam firmosur sot me përgjegjësi të plotë dokumentacionin e dorëzuar në KQZ për kandidimin e kandidatëve të Shtëpisë se Lirise per zgjedhjet vendore te 6 Marsit.

Kandidatët e Shtëpisë së Lirisë janë të gjithë kandidatë të zgjedhur nga anëtaresia e Partisë Demokratike, përmes primareve të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit te PD.

LSI dhe PDK, i ka mundesuar mbeshtetjen formale kandidimin në mënyrë që qytetaret e 6 Bashkive te kene mundesine te votojne nje kandidat qe perfaqeson opoziten e vertete.

Zgjedhjet jane ne 6 Mars, qytetaret kane dy alternative: vote per Opoziten (Shtepia e Lirise) qe perfaqesone interesin e opozites se vertete ose Kandidatet e Rames dhe kunat-opozites Basha-Bardhi qe mision te vetëm kanë interesin personal. Le të fitojë më i miri!

Më herët, Gazmend Bardhi përmes një postimi në Facebook, shkruante se kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano ka bashkëpunuar vite më parë me LSI-në për të sjellë në pushtet Edi Ramën.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.