“Punoja si shofer taksie”, Putin tregon për kohën kur ishte në vështirësi ekonomike

11:39 13/12/2021

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot është një nga njerëzit me të pushtetshëm në botë, por pas rënies së Bashkimit Sovjetik ka qenë një njeri i varfër.

Në vitet 90’ problemet ekonomike kishin përfshirë të gjithë vendin dhe Putin tregon se dhe ai në atë kohë nuk kishte para. Për të siguruar jetesën atij i është dashur që të bëjë punë të ndryshme, ku një prej tyre ka qenë shofer taksie.

Sipas BBC këto fakte për Putin janë zbuluar nga një film dokumentar i quajtur ‘Rusia, historia e fundit’,  që është transmetuar të dielën.

Ndonjëherë më duhej të fitoja para shtesë. Dua të them, të fitosh para shtesë me makinë, si shofer privat. Është e pakëndshme të flasësh për të qenë i sinqertë, por fatkeqësisht ishte kështu“, mësohet të ketë thënë Presidenti i Rusisë.

Në atë kohë, taksitë ishin një gjë e rrallë në Rusi, por ata që bënin atë punin arrinin që të fitonin para mjaftueshëm./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.