PUSHIME LUKSI/ Poshtë kullës Eifel apo në Londër, armata kuqezi më pas dyndet për festa në Dubai (SHIKONI FOTOT)









Pas një viti me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh, thuajse e gjithë bota e sportit është ndalur për të shijuar pushimet për festat e fundvitit. Ditë pushimesh po shijojnë edhe legjionarët e Kombëtares kuqezi të futbollit, të cilët kanë zgjedhur në vende të ndryshme në mbarë botën, ku duket se destinacioni më i preferuar është Dubai.

asdsad

Gjithashtu, të frekuentuara me rastin e festave mbeten edhe kryeqytete si Parisi dhe Londra. Pjesa më e madhe e armatës së Edi Rejës ka zgjedhur luksin e Dubait për t’u çlodhur e për t’i karikuar bateritë për gjysmën e dytë të sezonit. Duke e nisur nga Berat Gjimshiti, mbrojtësi ka ndarë për fansat në “Instagram” një foto nga pushimet, teksa shfaqet me bashkëshorten dhe djalin e vogël, duke pozuar para pemës së Krishtlindjes.

gjimshiti

Në Dubai ndodhet edhe Klaus Gjasula, i cili në një publikim të bërë në rrjetet sociale shikohet teksa drejton një makinë sportive në shkretëtirë.

gjasula

Në Dubai, së bashku me bashkëshorten dhe djalin e vogël, ndodhet edhe Taulant Xhaka, i cili vetëm pak kohë më parë njoftoi largimin nga ekipi kombëtar.

xhaka

Foto nga kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe kanë ndarë gjithashtu edhe Emir Lenjani e Albi Doka, të cilët po shijojnë çaste relaksi në këto ditë festash.

lenjani doka

doka

Ndërkohë, Keidi Bare ka zgjedhur kryeqytetin francez, Parisin, teksa ka postuar një foto para kullës “Eifel”.

bare

Bekim Balaj shfaqet në shoqërinë e një mikut të tij në Londër, duke pozuar në një nga rrugët e kryeqytetit të Anglisë. Por, vetëm disa orë më vonë edhe Balaj ka fluturuar për në Dubai, teksa ka ndarë një postim në shoqërinë e Edon Hasanit dhe me një mik tjetër të përbashkët.

balaj hasani balaj

Foto nga atmosfera festive e Krishtlindjes ka ndarë edhe Ivan Balliu, i cili i ka uruar fansat me një postim para pemës së Krishtlindjes në shtëpinë e tij, teksa pozon nga Girona bashkë me partneren dhe djalin e vogël.

balliu

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.