Pushimet e familjes sllovake u kthyen në tragjedi, 18-vjeçari me “Audi” që përplasi vogëlushen sapo kishte marrë patentën

pushimet e familjes sllovake u kthyen ne tragjedi 18 vjecari me audi qe perplasi vogelushen sapo kishte marre patenten
pushimet e familjes sllovake u kthyen ne tragjedi 18 vjecari me audi qe perplasi vogelushen sapo kishte marre patenten

Një aksident me pasojë vdekjen e një vajze 8-vjeçare nga Sllovakia e cila ndodhej me pushime në Shqipëri, tronditi vendin. Pushimet e familjes sllovake në vendin tonë u kthyen në tragjedi. Vajza e tyre minorene, S.S, vetëm 8-vjeçe u përplas për vdekje pranë Gjirit të Lalzit.

Një “Audi” me drejtues një 18-vjeçar e përplasi atë duke i shkaktuar plagë të rënda. Shkaktari i aksidentit kishte pak ditë që kishte marrë patentën.

Policia konfirmoi vdekjen e 8-vjeçares në spital, pasi u transportua me urgjencë nga Gjiri i Lalzit.

Ngjarja rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, ku automjeti me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, përplasi S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. “Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jetën në spital”, njoftoi policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts