Pushimet verore në Evropë, Greqia sinjalizon fillimin e sezonit në maj, Spanja miraton pasaportat anti-COVID. Gjermania dhe Franca… (FOTO)

Muajt e verës po afrojnë dhe dilema më e madhe e njerëzve është a do të kemi një sezon turistik të hapur dhe pa rreziqe, të shkaktuara nga prania e COVID-19 në pjesën më të madhe të botës.

Greqia, një vend që pret miliona vizitorë çdo vit, ka njoftuar ditën e sotme se po tenton të nisë sezonin më 14 maj dhe do të synojë të afrojë një numër të shtuar turistësh. Po ashtu, edhe ministri i Turizmit në Spanjë, Reyes Maroto, u shpreh sot se: “Do të vendosim të parët në funksion sistemin e pasaportave digjitale që prej panairit të turizmit FITUR, që nis me 19 maj”.

Mediat angleze shkruajnë se qytetarët që kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID mund të shkojnë lirisht në Spanjë dhe në vendet e tjera që nuk përfshihen në listat e kuqe ndërkombëtare të rrezikut të virusit.

Liderët e BE po punojnë për certifikatat e vaksinës me qëllim rinisjen e industrisë turistike. Vlen për t’u përmendur se Izraeli tanimë ka miratuar kartat e gjelbra të koronavirusit, që u lejon njerëzve të frekuentojnë ambiente si, restorante, palestra dhe ambientet sportive.

Vende si Franca dhe Gjermania kanë deklaruar se nuk janë dakord me ndarjet e bëra, pasi do të krijojë një shoqëri të ndarë në dy klasa: ata që e kanë marrë vaksinën dhe ata që nuk e kanë marrë do të jetojnë nën kufizime të padrejta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *