
23:46 03/03/2022
Kjo e enjte shënoi ditën e 8 të agresionit rus ndaj Ukrainës. Situata në terren është e tillë:
-Qyteti port i Mariupol është bombarduar në mënyrë të vazhdueshme, ndërkohë që forcat ruse po përpiqen ta rrethojnë dhe ta venë në kontrollin e tyre. Ky qytet konsiderohet si objektiv kryesor për Rusinë në jug të Ukrainës.
-Rusia mori nën kontroll një tjetër qytet në jug të Ukrainës, Kherson. Është qendra e parë e populluar e madhe që vihet nën kontrollin e rusëve pas më shumë se një jave luftime.
-Sa i përket diplomacisë, negociatorët e Rusisë dhe Ukrainës u takuan në një vend që nuk u bë publik dhe ranë dakord se duhet të organizonin korridore humanitare.
-Presidenti rus Vladimir Putin gjatë takimit me Këshillin e Sigurisë tha se i ashtu quajturi “operacioni special ushtarak” në Ukrainë po ecte në rrugën e duhur dhe insistoi se rusët dhe ukrainasit janë një popull.
-Mbretëria e Bashkuar zgjeroi sanksionet duke shtuar dy oligarkë të Kremlinit në listë.
-Në det, një anije mallrash në pronësi të Estonisë u fundos pas një shpërthimi pranë portit të Odesës, në Detit të Zi./tvklan.al
