
Një 28-vjeçare shtatzënë nga Vushtrria ka humbur jetën pas infektimit me COVID-19. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës, për një mesazhi prekës në rrjetet sociale.
Ata bëjnë të ditur se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë.
NJOFTIM!
Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare
Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.
Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli.
Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.
Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.
Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!
Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror.
Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.
Me dhimbje te thelle,
Familja Selaci dhe Hasani
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al