Pushohet nga puna sepse ishte i bardhë, David Duvall fiton 10 milionë Dollarë shpërblim

09:12 29/10/2021

Një burrë në North Carolina u pushua nga puna sepse ishte i bardhë dhe për këtë ai është dëmshpërblyer me 10 milionë Dollarë. David Duvall punonte si zëvëndës president i marketingut dhe komunikimit në një qendër spitalore. Në 2019 ai u pushua nga puna dhe më pas e çoi çështjen në gjykatë. 

Duvall tha në padinë e ngritur se ia ndërprenë kontratën pa asnjë shkak si pjesë e “ një fushate ndërkombëtare për të promovuar diversitetin në nivele të ndryshme të menaxhimit”, dhe për këtë u pushua për shkak të seksit dhe gjinisë së tij.

Por qendra spitalore Novant Health, i mohoi këto akuza duke pretenduar se ai është pushuar për shkak një performance të ulët në punë.

Verdikti doli të martën, dhe thotë se juria ka gjetur prova se raca dhe seksi i Duvall ishte një motiv për pushimin ng puna, sipas të dhënave të gjykatës federale. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *