“Pushtet absolut kryeministrit”, ish-të përndjekurit politikë kërkojnë abrogimin e ndryshimeve kushtetuese të 2008

pushtet absolut kryeministrit ish te perndjekurit politike kerkojne abrogimin e ndryshimeve kushtetuese te 2008
pushtet absolut kryeministrit ish te perndjekurit politike kerkojne abrogimin e ndryshimeve kushtetuese te 2008

Ish-të përndjekurit politikë kërkojnë abrogimin e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 që sipas tyre i japin pushtet absolut kryeministrit dhe nuk lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve të lira në vend. Pas një aktiviteti në përkujtim të 79 vjetorit të rënies së Prekë Calit në Tamarë të Malësisë së Madhe Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të ish të përndjekurve Besim Ndregjoni tha se ndryshimet kushtetuese janë emergjente për rikthimin e demokracisë në vend.

Ndregjoni kërkon edhe miratimin e ligjit për dënimin e krimeve të komunizmit, një kërkesë zyrtare edhe e kishës katolike dhe komuniteteve të tjera fetare.

Në 79 vjetorin e vrasjes së Prekë Calit u vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar kësaj figure historike që luftoi për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga përfaqësues të PD, ish-të përndjekurit dhe të afërm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts