Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka vrarë 136 fëmijë deri më tani

08:53 26/03/2022

Sipas prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, të paktën 136 fëmijë kanë mbetur të vrarë që nga pushtimi rus i nisur një muaj më parë.

Ky lajm është bërë me dije nga një postim në aplikacionin Telegram, duke shtuar se numri i fëmijëve të plagosur ka shkuar në 199.

Prokurori shtoi se 64 fëmijë janë vrarë në rajonin e Kievit, ndërsa 50 fëmijë të tjerë kanë vdekur në rajonin e Donetsk./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.