Pushtimi i Ukrainës, çfarë shpreson Putin

19:15 26/04/2022

Presidenti rus: Bisedimet me Ukrainën do të vijojnë online

Pas takimit që zhvilloi në Moskë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, presidenti rus Vladimir Putin tha se negociatat me Ukrainën do të vazhdojnë online. Ai tha po ashtu se shpresonte që bisedimet të japin një rezultat pozitiv.

Sipas asaj që shkruan BBC, Putin foli gjerë e gjatë për arsyet që e çuan të pushtonte Ukrainën, por ai i tha Antonio Guterres se “Ne ende presim dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje përmes një kanali diplomatik”.

Presidenti rus tha se bisedimet e fundit në Stamboll kishin pasur një “përparim”, por sugjeroi se ato ishin prishur pas raportimeve për mizori kundër civilëve në qytetin ukrainas të Bucha. Ai pretendoi se ato ishin “provokim” dhe shtoi se “ushtria ruse nuk kishte asnjë lidhje”.

Duke iu referuar situatës aktuale në Mariupol, të cilën ai e përshkruan si “të ndërlikuar dhe tragjike”, Putin shtoi se nuk po zhvillohen më operacione ushtarake ruse në qytetin e rrethuar./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.