“Pushtimi i Ukrainës”/ Dështon rezoluta në OKB, Rusia e rrëzon me të drejtë vetoje

Rusia ka përdorur të drejtën e vetos për të bllokuar një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që dënon pushtimin e saj ndaj Ukrainës.

Votimi ishte 11 pro, një kundër dhe tre abstenime. Kina, e cila ka refuzuar të kritikojë sulmin e Rusisë, ishte mes abstenimeve në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të premten.

Rezoluta ishte e dënuar të dështonte për shkak të të drejtës së vetos së Rusisë si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, aktualisht po shërben si president i këshillit të këtij muaji.

Rezoluta e OKB ndaj Rusisë pëson ndryshime, zbulohen negociatat me Kinën

Një projekt-rezolutë që po debatohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo ka pësuar disa ndryshime të minutës së fundit, raporton BBC.

Në vend që të “dënojë me termat më të fortë” pushtimin e kryer nga Rusia, ajo tani “dënon me termat më të fortë” sulmet.

Drafti i fundit kërkon gjithashtu tërheqjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të të gjitha forcave ruse nga Ukraina.

Një diplomat i lartë i Këshillit të Sigurimit tha se negociatat tani po zhvillohen me Kinën. Diplomatët po përpiqen të bindin Pekinin që të abstenojë në vend që të votojë kundër rezolutës.

Karta e OKB-së thotë se nevojiten nëntë vota në panelin prej 15 anëtarësh që të miratohet një rezolutë. Megjithatë, pesë anëtarët e përhershëm – SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina – të gjithë kanë të drejtën e vetos.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.