
Administrata Ushtarake e Kharkiv, ka njoftuar se 15 persona kanë vdekur dhe 16 janë plagosur në të gjithë rajonin.
Në një postim në Telegram, Oleh Syniehubov tha se viktimat janë regjistruar në Chuhuiv, Kharkiv, Zolovhiv dhe se gjithashtu një vajzë 8-vjeçare nga Derhachi ka humbur jetën si pasojë e sulmeve ruse.
Forcat ruse kanë bombarduar qytetin, duke shënjestruar zonat e banuara dhe industriale në të gjithë qytetin, sipas Serhii Bolvinov, kreu i Departamentit Hetues të Policisë Kombëtare në Kharkiv.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al