Pushtimi i Ukrainës/ Kryebashkiaku i Mariupol: Evakuimi i civilëve është shumë i vështirë, rusët po krijojnë pengesa

Pasiguria për përparimin e evakuimit të civilëve nga Mariupol mbetet ende e lartë.

Kryebashkiaku i Mariupol, Vadym Boichenko është shprehur se procesi i evakuimit është shumë i vështirë dhe se e gjitha situata varet nga bashkëpunimi rus gjë e cila sipas tij nuk po ndodh. Përkundrazi thotë ai rusët po krijojnë pengesa.

“Ne mund të nxjerrim më shumë se 100 njerëz nga vendet ku po strehohen. Por ne shpresojmë që trupat ruse të na lejojnë ta bëjmë këtë”, ka thënë ai.

Sa i përket evakuimit të ushtarëve ukrainas, ai tha se qindra prej tyre po qëndrojnë ende në uzinën Azovstal dhe se çështja e evakuimit ushtarak kërkon një proces më të veçantë evakuimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *