Pushtimi i Ukrainës/ Pas katër muajsh ‘heshtje’, Scholz dhe Putin bisedojnë për rreth 90 minuta, ja çfarë i kërkoi kancelari gjerman liderit rus

Liderët e Gjermanisë dhe Rusisë ka zhvilluar një bisedë telefonike që mendohet se ka zgjatur për rreth 90 minuta.

Vladimir Putin dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz janë fokusuar tek lufta në Ukrainë, marrëveshja e grurit dhe siguria në Zaporizhzhia.

Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës ushtarake dhe pasojat e luftës në Ukrainë, kancelari i kërkoi presidentit rus të gjente një zgjidhje diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur, e cila do të fokusohej “në armëpushimin e menjëhershëm, tërheqjen e plotë të trupave ruse dhe respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës” .

Scholz theksoi gjithashtu se çdo hap i mëtejshëm i aneksimit rus nuk do të mbetet pa përgjigje dhe nuk do të njihet në asnjë rrethanë“.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts