Pushtimi italian i Shqipërisë më 1939/ Meta: Të mësojmë nga historia, për të kuptuar se duhet të jemi gjithmonë vigjilentë. Mos e marrim kurrë lirinë dhe paqen si të mirëqenë









Presidenti Ilir Meta thotë se “pushtimi fashist italian më 7 prill 1939 ishte një goditje e rëndë për popullin shqiptar dhe për të gjithë ata që i besuan miqësisë së shtirur të Benito Musolinit”.

Kreu i shtetit ka kujtuar një intervistë që ka dhënë për NBC më 1939, ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Uashington, Faik Konica që do ta konsideronte agresionin e Italisë fashiste kundër Shqipërisë së pambrojtur “një thikë pas shpine”.

“Të mësojmë nga historia për të kuptuar se duhet të jemi gjithmonë vigjilentë dhe të mos e marrin kurrë lirinë dhe paqen si të mirëqenë, por gjithmonë të angazhohemi për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Shqipërisë”, thekson kreu i shtetit.

Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

🇦🇱 Pushtimi fashist italian më 7 prill 1939 ishte një goditje e rëndë për popullin shqiptar dhe për të gjithë ata që i besuan miqësisë së shtirur të Benito Musolinit.

Në një intervistë të dhënë radios amerikane NBC më 8 prill 1939, të publikuar nga gazetari i mirënjohur Ilir Ikonomi, ministri fuqiplotë i Shqipërisë në Uashington, Faik Konica do ta konsideronte agresionin e Italisë fashiste kundër Shqipërisë së pambrojtur “një thikë pas shpine”.

📌 “Përtej gjithë kësaj tragjedie më duket se ka një nuancë grotesku për një vend, i cili dëshiron të tregojë forcën duke sulmuar shtete të vogla dhe në këtë rast vendi i vogël qëlloi të ishte edhe mik. Është njësoj sikur dikush që e ke menduar se e kishe mik dhe gjithmonë të fliste për miqësi, të të ngulë papritur thikën pas shpine” – FAIK KONICA.

Të mësojmë nga historia për të kuptuar se duhet të jemi gjithmonë vigjilentë dhe të mos e marrin kurrë lirinë dhe paqen si të mirëqenë, por gjithmonë të angazhohemi për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të Shqipërisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.