
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka nisur një tjetër përpjekje për të shmangur një pushtim të Rusisë në Ukrainë, e paralajmëruar nga SHBA. Macron pretendoi se ka bindur Putin të miratonte bisedime urgjente që siguron një armëpushim në lindje të Ukrainës.
Ata ranë dakord gjithashtu, gjatë një telefonate 105-minutëshe të dielën, të zhvillojnë diskutime me shpresën e organizimit të një samiti të liderëve për të rishikuar arkitekturën e ardhshme të sigurisë së Evropës, tha Macron.
Por disa orë pas njoftimit të tij, rrjetet e lajmeve amerikane pretenduan se burimet e inteligjencës amerikane po informonin se trupat ruse kishin marrë urdhra për të vazhduar me pushtimin e Ukrainës. Më shumë se 150,000 trupa ruse janë grumbulluar në kufij, dhe të dielën ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë tha se forcat ruse të dërguara atje për stërvitje ushtarake do të qëndrojnë në vend për një kohë të pacaktuar.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se: “Gjithçka që po shohim sugjeron se kjo është serioze, se ne jemi në prag të një pushtimi”.
Më tej ai shtoi: “Derisa tanket të rrotullohen dhe aeroplanët të fluturojnë, ne do të përdorim çdo mundësi dhe çdo minutë që kemi për të parë nëse diplomacia ende mund ta largojë Presidentin Putin që ta çojë këtë përpara”.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al