Pushtimi rus në Ukrainë/ “Putin nuk është kriminel lufte”, Orban: Nëse duam armëpushim duhet të ulemi dhe të negociojmë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është shprehur se nuk e sheh presidentin rus Vladimir Putin si një kriminel lufte.

“Tani jemi në luftë, dhe mund të flasim për krime lufte pas luftës. Nëse duam një armëpushim dhe më pas të negociojmë, duhet t’i bëjmë ata që janë pjesë e konfliktit të vijnë në tryezën e bisedimeve”, tha kryeministri hungarez për gazetën gjermane Bild.

“T’u kërkosh që të vijnë në tavolinën e bisedimeve dhe t’u thuash ‘ejani në tryezë dhe unë do t’ju arrestoj’ nuk është një ide e mirë”, tha Orban duke iu referuar urdhrit të arrestit kundër Putinit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, në Hagë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts