Putin akuzon SHBA se po nxit luftë në Ukrainë

putin akuzon shba se po nxit lufte ne ukraine
putin akuzon shba se po nxit lufte ne ukraine

15:49 02/02/2022

Uashingtoni: Moska ndërhyn në vullnetin e një shteti sovran

Teksa përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet mes Moskës dhe Kievit nuk po japin rezultate, Presidenti rus Vladimir Putin akuzon Shtetet e Bashkuara për nxitje të luftës me dy vendeve.

“Shteteve të Bashkuara nuk i intereson shumë siguria e Ukrainës. Qëllimi është të frenojë zhvillimin e Rusisë dhe Ukraina është vetëm një mjet për ta arritur këtë. Duan të na tërheqin në një luftë dhe të nxisin aleatët europian të vendosin ndaj nesh sanksionet e ashpra, që kanë paralajmëruar”.

Sipas Putinit, këtë e tregon qartë edhe refuzimi i amerikanëve për një pakt të shkruar që garanton se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO.

Pas takimit me Kryeministrin hungarez në Moskë, shefi i Kremlinit tha se nëse Kievi bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike, lufta me Rusinë është e pashmangshme, pasi operacioni i parë i ushtrisë ukrainase që do të tërheqë NATO-n në luftë do të jetë në Krime, që në të vërtetë u aneksua nga Rusia 8 vite më parë.

Për Uashingtonin, akuzat e Putinit janë të pabaza pasi është Moska që kërkon të ndikojë me dhunë në vullnetin e një shteti sovran si Ukraina për të hequr dorë nga një kërkesë legjitime siç është anëtarësimi në NATO. Putin do të bisedojë në telefon pasditen e kësaj të mërkure edhe me Kryeministrin britanik Boris Johnson.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts