Putin anekson katër rajonet e Ukrainës

14:53 30/09/2022

Vladimir Putin ka mbajtur fjalimin e tij në ceremoninë e nënshkrimit për të shënuar aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.

Putin është shprehur se njerëzit e katër rajoneve të Ukrainës që ai po planifikon të aneksojë kanë marrë vendimin e tyre.

“Rezultatet dihen, dihen mirë. Njerëzit bënë zgjedhjen e tyre, të vetmen zgjedhje” , është shprehur Putin.

Referendumet u dënuan si të paligjshme nga Perëndimi dhe ekspertët ligjorë.

“Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë katër rajonet e reja të Rusisë, katër subjekte të reja të Federatës Ruse… sepse ky është vullneti i miliona njerëzve,” thotë Putini nën duartrokitje të mëdha.

Ai ka thënë se rezultatet janë “e drejta natyrore” e atyre që votuan.

Putini ka pretenduar se shumë breza të rusëve kanë luftuar për këto toka. Ai  ka kërkuar një minutë heshtje për të kujtuar ushtarët trima që kanë vdekur. Ai tha se ushtarët trima vdiqën gjatë operacioneve speciale dhe ata janë heronjtë e Rusisë.

Putin pretendon se Rusia “do të rindërtojë qytete dhe fshatra”

Presidenti Putin ka deklaruar se dëshiron që të gjithë në Kiev dhe në Perëndim të dëgjojnë se banorët e rajonit të Donbasit do të bëhen qytetarë rusë përgjithmonë. Putin shprehet se autoritetet e Kievit duhet ta marrin seriozisht këtë çështje.

Kjo është e vetmja rrugë drejt paqes, thotë ai. Rusia do të mbrojë tokën e saj me të gjitha mjetet që ka për të siguruar jetesë të sigurt për popullin.

Presidenti rus vazhdon të mbrojë atë që po bën në Ukrainë, aneksimin e katër zonave të vendit – duke thënë se ato janë territor rus dhe duke fajësuar Perëndimin për përpjekjen për të nënshtruar Rusinë.

Rusia do të rindërtojë rrënojat në qytete dhe fshatra dhe do të zhvillojë infrastrukturën, kujdesin shëndetësor dhe arsimin.

Ai thotë se do të punojnë për sigurinë në mënyrë që të gjithë qytetarët të ndjehen të mbështetur në të gjithë Rusinë.

Buxheti që Rusia u ka ofruar deri tani njerëzve në të katër rajonet është relativisht i vogël.

Putin u bën thirrje familjeve të ushtarëve duke thënë se dëshiron që ata të kuptojnë për çfarë po luftojnë.

Duke përsëritur pretendimet se Ukraina i përket Rusisë, ai thotë se Perëndimi thjesht po kërkon mënyra për të thyer Rusinë duke mbështetur Ukrainën në luftën e saj për pavarësi. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *