Putin ashpërson kontrollin e armëve në Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një paketë ligjesh duke ashpërsuar kontrollin e armëve në Rusi dhe duke ndaluar punën e organizatave joqeveritare ndërkombëtare “të padëshiruara”.

Legjislacioni i ri rrit moshën ligjore të blerjes së armëve nga 18 në 21, me përjashtim të individëve që shërbejnë në organet ushtarake ose të atyre të zbatimit të ligjit.

Ligji ndalon lëshimin e licencës për blerjen e armëve për qytetarët që kanë dy ose më shumë regjistrime penale për kryerjen e krimeve. Po ashtu vendoset një ndalim për disa kategori të qytetarëve, përfshirë ata që “kryen krime të lidhura me trafik të paligjshëm të armëve dhe terrorizmit”.

Sipas ligjit, shkeljet e kushteve të përdorimit të armëve mund të dënohen me burg për një periudhë deri në 15 vite.

Në një ligj tjetër, Putin ndaloi individët dhe entitetet ruse të marrin pjesë në “organizata të huaja joqeveritare të padëshiruara”.

Një organ i posaçëm rus do të monitorojë pagesat hyrëse nga organizatat e tilla në llogaritë e qytetarëve dhe organizatave ruse.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *