Putin bën thirrje që të përshpejtohet procesi i vaksinimit në Rusi

Presidenti Vladimir Putin është shprehur se Rusia duhet të përshpejtojë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit.

Kjo deklaratë e Putin erdhi pasi vendi regjistroi një numër të lartë të vdekjeve ditore, në raportin e fundit të publikuar nga autoritetet shëndetësore.

Ai gjithashtu u bëri thirrje deputetëve gjatë një takimi në Kremlin, për të ndërgjegjësuar qytetarët që të marrin vaksinën kundër koronavirusit përpara se situata të përkeqësohet në të gjithë vendin.

Rusia ishte e shpejtë në zhvillimin e vaksinës Sputnik kur pandemia goditi vendit, por procesi i vaksinimit ka qenë më i ngadaltë, kjo edhe për shkak të mosbesimit  ndaj autoriteteve dhe frikës për produktet e reja mjekësore, shkruajnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *