“Putin beson se SHBA do ta harrojë Ukrainën”, CIA: U beson gjithnjë e më pak njerëzve

Drejtori i CIA-s ka deklaruar sot se presidenti rus Vladimir Putin beson se SHBA-të do ta harrojnë Ukrainën.

News York Times, raporton se gjatë një sesioni pyetjesh dhe përgjigjesh në Konferencën e Sigurisë së Aspenit në Kolorado, William Burns tha se pikëpamja e Putinit për amerikanët është se ata gjithmonë vuajnë nga çrregullimi i mungesës së vëmendjes dhe shpërqendrohen shpejt nga një ngjarje tjetër, gjë që i çon të mendojnë se një ngjarje shpërqendruese mund të largojë vëmendjen edhe nga lufta në Ukrainë.

“Dhe unë mendoj se ai e ka gabim”, tha ai, duke shtuar se është e vështirë të kuptohen vendimet strategjike të Putinit pa e kuptuar mentalitetin e tij të rrezikut.

“Ai është pamëshirshëm, gjithmonë i përshtatur me dobësitë nga të cilat mund të përfitojë,” shtoi Burns, i cili shtoi se lideri rus së fundmi është mbështetur në një rreth gjithnjë e më të vogël këshilltarësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *