Putin beson tek diplomacia për krizën e Ukrainës

[embedded content][embedded content]

16:01 30/12/2021

Sot, bisedë telefonike Biden – Putin

Pak orë para bisedës telefonike me homologun amerikan, Presidenti rus Vladimir Putin duket i bindur se dialogu me Uashingtonin do të sjellë rezultate pozitive për çështjen e Ukrainës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov njoftoi se shefi i tij ka vetëm një qëllim, të arrijë kompromis me Biden që bazohet tek vijat e kuqe të të dyja palëve.

Putin kërkon nënshkrimin e një pakti me aleatët perëndimorë se NATO nuk do t’a bëjë pjesë të saj Ukrainën. Rusia e sheh si kërcënim për sigurinë kombëtare, afrimin e ushtrive perëndimore në kufijtë e saj.

Shefi i Kremlinit nuk e përjashton pushtimin e Ukrainës, për të penguar antarësimin e saj në aleancën veri-atlantike. Ndërsa për shefin e Shtëpisë së Bardhë, është e papranueshme që një fuqi ushtarake si Rusia t’i imponojë një vendi fqinj si Ukraina, politikën e jashtme.

Se kujt do t’i thyhet vija e kuqe, kjo mbetet për t’u parë. Por zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se do të këshillohen me aleatët europianë para se të përcaktojnë qartë qëndrimin që do të mbajnë në bisedime. Mediat amerikane shkruajnë se takimi i parë zyrtar në nivel ekspertësh mes Uashingtonit dhe Moskës do të mbahet më 10 Janar. Kievi i druhet një sulmi rus pikërisht në muajin e parë të vitit të ardhshëm dhe ka kërkuar ndihmë nga Perëndimi.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.