Putin, ‘dekret hakmarrës’ ndaj shteteve jo miqësore

12:55 03/05/2022

Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për sanksione ekonomike në përgjigje të “veprimeve jomiqësore të disa shteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare”.

Sanksione të ashpra janë vendosur ndaj firmave ruse dhe atyre të lidhura me Kremlinin pas pushtimit tw Ukrainës nga Moska, në fund të shkurtit.

Sipas dekretit, Rusia do të ndalojë eksportin e produkteve dhe lëndëve të para për njerëzit dhe subjektet që ka sanksionuar.

Dekreti gjithashtu ndalon transaksionet me individë dhe kompani të huaja të goditura nga sanksionet hakmarrëse të Rusisë dhe i lejon palët ruse të mos përmbushin detyrimet ndaj tyre./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.